E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimit Tatimor,mbyll 4 hotele në bregdet
Lajme

Hetimit Tatimor,mbyll 4 hotele në bregdet

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në zonat bregdetare, me qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore në terren (Sarandë, Ksamil, Himarë, etj.) është konstatuar se vijon të ketë ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, apo që nuk e kanë aktivizuar aktivitetin e tyre ekonomik, që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje, që nuk disponojnë fatura të produkteve apo shërbimeve, apo që nuk regjistrojnë punonjësit.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në datën 11 korrik, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Ilia Kolagji, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Mimoza Ali, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Alqiviadhi Llazari, me vendndodhje në Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Marilena Hotel Ksamil, penalizim për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë me vlerë 50,000 lekë. Për këtë subjekt u vendos masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj./Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.