HIDER BUCI mashtronte me ‘ëndrrën australiane’, arrestohet kryetari i Shoqatës së Emigrantëve
Hider Buci, person në kërkim nga drejtësia shqiptare për mashtrim financiar të disa personave, është ekstraduar drejt vendin tonë dy ditë më parë, pas arrestimit në Greqi.
Lidhur me vënien e tij në pranga, policia njoftoi zyrtarisht, se Buçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli me 10 vite e 4 muaj më për veprën penale “Mashtrimi”, në bashkëpunim.
Vendime që rezultojnë se janë dhënë përkatësisht në vitet 2012 dhe 2013.
Sipas hetimeve, Buci vetë cilësohej si kreu i një shoqatë me emrin “Unioni Kombëtar i Emigracionit te Shqipërisë”. Në bashkëpunim me persona të tjerë, ai u premtonte qytetarëve të ndryshëm viza punësimi në Australi e Kanada, por edhe vendeve të tjera europaine, kundrejt shumave monetare 1.000 deri në 3.500 euro. Pas marrjes së parave, Buci dhe bashkëpunëtorët e tij nxirrnin pretekste ndaj qytetarëve të mashtruar, me pretendimet për shtyrjen e datës së marrjes së vizës dhe më pas ndërprisnin kontaktet me ‘pretë’, duke mos kthyer paratë e marra, por duke mos dhënë as vizat e premtuara.
Ndryshe nga ç’pretendonte, referuar hetimeve, Buci, i cilësuar truri i skemës mashtruese, dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk kishin mundësi të nxirrnin viza punësimi.
Ndalimi i Bucit, i jep fund edhe arratisjes së tij disa vjeçare, duke jetuar jashtë Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



