E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga sheti
Lajme

Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga sheti

Pas dështimit të dhënies me koncesion, hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga Korporata Elektroenergjetike dhe do të prodhojë energji për konsumatorët fundorë.

Mësohet se KESH ka nisur punën për të hartuar një projekt të ri fizibiliteti, i cili do të japë përfundimisht zgjidhjen nëse Skavica do të ndahet në dy HEC-e: Katundi i ri dhe Skavica, apo do të jetë një i vetëm me një fuqi më të madhe instalimi dhe prodhimi.

Grupi i konsulentëve ka nisur punën për të bërë vlerësimin e ndikimit social dhe mjedisor të kësaj vepre, e cila më pas do t’i hapë rrugë ndërtimit të saj.
Skavica ishte hidrocentrali i parë që parashikohej të ndërtohej në kaskadën e Drinit, pjesë e tre hidrocentraleve të lumit Drin: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. Projekti nisi që në vitet 70’, por mbeti vetëm në letër.
5 vjet më parë ishin dy kompani turke, “Suzer” dhe “Nurol Holding”, të cilat shprehën interes për ndërtimin e kësaj vepre, por pasi qeveria miratoi ofertën e pakërkuar dhe i shpërbleu kompanitë me bonus të pikëve në garë, dy kompanitë u tërhoqën nga projekti.
Projekti në vlerësimin e parë të fizibilitetit kushton rreth 350 milionë euro, ndërsa mendohet të gjenerojë 650 milionë kilovat orë energji në vit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.