Higuain i lumtur që Chelsea kualifikohet në finale
Gonzalo Higuain ka shijuar mbrëmjen e djeshme suksesin e tij të parë me fanellën e Chelseat.
Sulmuesi argjentinas nuk luajti për asnjë minutë në ndeshjen e Kupës ndaj Tottenhamit, por e pa atë nga tribuna.
“Blutë” e Sarrit u kualifikuan për në finale pasi triumfuan falë penalltive, ndërsa festës pas ndeshjes iu bashkua edhe Higuain.
Ai është ndjerë menjëherë pjesë e ekipit duke zbritur në fushë pas vërshëllimës përfundimtare duke festuar me shokët e ekipit.
Festa e Higuain ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi duket dëshira e tij për të dhënë maksimumin me ekipin e ri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



