E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Himarë nesër mbahen zgjedhjet vendore
Lajme

Himarë nesër mbahen zgjedhjet vendore

Sot është heshtje zgjedhore në Bashkinë e Himarës, ndërkohë që nesër do të nisë procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kryebashkiakut.

Dy kandidatët në garë janë Vangjel Tavo e Petro Gjikuria, të cilët kanë pasur rreth një javë kohë për fushatë. Ndërsa sot që është heshtje zgjedhore ndalohen reagimet apo deklaratat e partive politike dhe subjekteve me të cilat ato përfaqësohen në garë.

Por ky rregull është shkelur nga Petro Gjikuria, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka bërë disa postime për garën elektorale.

Nga një vëzhgim në profilin e Gjikurisë dallohen postime në gjuhën shqipe dhe atë greke, të cilat tregojnë angazhimet dhe propozimet e Gjikurisë për Himarën.

“Faleminderit për mbështetjen, për besimin. Vazhdojmë, më të fortë e më të fortë për ditën e nesërme në Bashkinë e Himarës!”, shkruan në një nga postimet Gjikuria.

Mbi 23 mijë qytetarë të Himarës me të drejtë vote do të votojnë të dielën e 4 gushtit.

Në 36 Qendrat e Votimit të ngritura në këtë bashki, votuesit do të zgjedhin mes Vangjel Tavos, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikurisë kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i përzgjedhur nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Procesi do të nisë në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Mësohet se në KZAZ e Himarës ka mbërritur e gjithë baza materiale që do të shfrytëzohet për votimet e së dielës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.