E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Himarioti dhunë ndaj gruas  dhe policisë …
Lajme

Himarioti dhunë ndaj gruas dhe policisë …

Dhuna ndaj gruas çon në pranga një burrë në Himarë, por ai rendon pozitat e veta, pasi nuk i kurseu dhunen edhe policit qe po e shoqeronte ne komisariat. Policia ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.

“Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta”- njofton policia, duke shtuar se “Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punënjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën”.

Njoftimi i policise 

Arrestohet në flagrancë nga policia, shtetasi:

Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.

Policia ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 08.10.2018, në Himarë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punënjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.