E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hiqet detyrimi për vaksinimin e studentëve?!
Publik News

Hiqet detyrimi për vaksinimin e studentëve?!

Java e dytë e vitit të ri akademik duket se ka “çliruar” studentët nga detyrimi për të treguar kartonin e vaksinës në hyrje të fakultetit, apo edhe nga shpenzimi për të paguar për një test PCR-je.
Nga një vëzhgim i bërë nga News 24, në tre universitete në Tiranë, shihet se studentët hyjnë lirshëm në auditorë.

Por studentet duhet të respektojnë një rregull: të mbajnë maskën! Leksionet dhe seminaret nepër auditor kanë vijuar normalisht, pa asnjë incident në hyrje të fakulteteve. Janë vetë studentët që e dëshmojnë këtë. Dukshëm, masat anti-Covid, sikundër është edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, janë joefektive dhe nuk po gjejnë me zbatim.

Vaksinimi anti-Covid ndonëse është shkruar si detyrim por në e gjitha është lënë në ndërgjegjen e studentëve. Rezistenca e të rinjve javën e kaluar ka zmbrapsur dekanët dhe rektorët në vendimin e tyre për të respektuar urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë ndonëse në fillim thanë se nuk do t’i privonin studentët nga e drejta për të nxënë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.