E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hiqet si  përfaqësues i kompanive ndërkombëtare, mashtroi ‘Albcotrol’ dhe mori tender
Uncategorized

Hiqet si përfaqësues i kompanive ndërkombëtare, mashtroi ‘Albcotrol’ dhe mori tender

Kompania ALBANIAN BUSINESS PARTNER, me administrator dhe pronar shtetasin Julian Demeti ka fituar një tender me vlerë rreth 60 mijë euro nga Albcotrol duke mashtruar me dokumentacionin e plotësimit të kritereve të shpallura nga autoriteti kontraktor. Bëhet fjalë për tenderin me obejkt mirëmbajtja e sistemit ArcGIS, finalizuar në vitin 2022.

Kompani fituese ALBANIAN BUSINESS PARTNER e Julian Demetit është vetëshpallur distributor zyrtar i kompanisë ESRI, një kompani lider e tregut global për softuerët e sistemit të informacionit gjeografik (GIS), inteligjencës së vendndodhjes dhe hartave.

Por, Julian Demti nuk ka paraqitur asnjë dokument zyrtar se është distributor i ERSI. Mashtrimi është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të Albcontrol.

Duket se kemi të bëjmë me aplikimin e të njëjtës skemë mashtrimi si në rastin e kompanisë Dh Albania të Bashkim Ulajt, e cila përlau 32 milionë euro tendera duket mashtruar sikur ishte degë e kompanisë amerikane Dunwell Haberman.

Në vitin 2023, kompania ALBANIAN BUSINESS PARTNER ka fituar një tjetër tender me vlerë 100 mijë euro nga Albcontrol për pirëmbajtjen vjetore të aplikacionit Integrated Web Briefing dhe trajnimin e stafit. Nuk dihet nëse edhe këtë tender e ka fituar me dokumente false, por në të dy rastet procedura karakterizohet nga mungesa e konkurrencës dhe oferta fituese është sa fondi limit.

Kompania ALBANIAN BUSINESS PARTNER është themeluar në vitin 2010 nga Julian Demeti dhe ka si objekt hartimin e projekteve të rrjeteve informatike (networking), implementimi i rrjeteve informatike si dhe mirembajtja e rrjeteve informatike. Marrja pjese dhe dhenia e asistencave e trajnimeve ne fushen e informatikes, shitja dhe blerja e artikujve te tille si komjutera, projektorë etj.

Kompania ka fituar 9 tendera publikë vitet e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.