E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke katandisur?
Lajme

Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke katandisur?

Alba Alimehmeti

Shih se si e ke pjesëtuar pasurinë kombëtare në çifligje të vjedhura për ministra, burra ministresh, klientë qeverie, familjarë e prestanomi që tê mbajnë në pushtet!

Zbrit nga ajo makinë luksoze që Kushtetua ta ka dhënë për punë qeverie e jo biznes Partie.
Sa të kushton karburanti ditor që ta paguajnë shqiptarët, është pensioni mujor i një të moshuari e asistenca 2-3 mujore e një invalidi.

Mjaft me thirrje për emigrantët në Greqi, në Shqipëri do vijnë të votojnë kundër teje.
Mjaft me thirrje pêr emigrantêt në Itali, plot janë avionët nuk i besuan farsës tënde të postës për votë, aty në atdhe do të vulosin protestën kundër kastês tënde!

Boll o i uruar se ngele me telefon në dorë-a ke punë pêr të bërë?
Qeveri për të drejtuar?

Nuk shkohet në Europë me syze trendi e barcaleta.
Nuk mund të jesh europian për botën pa qënë europian në Shqipëri.
E europian është vetëm një vend me sistem demokratik!
Ti ke krijuar një qeveri kryeministrore e një oligarki autokratike.
Quhet pashaporte ramiste antieurope!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.