Hisotria përlotëse e zyrtarit të PS që u rrit në jetimore
Braktisja nga e ëma, takimi prekës me babanë dhe sfidat e adoleshencës së Alfred Muharremit
Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka ndarë për publikun historinë e tij personale, duke rrëfyer sesi u braktis nga nëna për shkak të një keqkuptimi dhe takimin e parë me babanë e tij.
“Babai im ishte i detyruar të largohej për në Greqi për të marrë vizën amerikane, pasi nuk ishte konsull. Kjo periudhë tranzitore zgjati rreth gjashtë muaj. Gjatë kohës që ai mungonte, marrëdhënia me mamain tim, e cila nuk ishte e martuar me të, u ndërlikua. Pa mjete komunikimi, nëna mendoi se babai po e braktiste, filloi një histori tjetër dhe kështu ndodhi keqkuptimi që më solli mua në situatën e braktisjes”, rrëfeu Muharremi në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.
Ai kujtoi gjithashtu momentin prekës të takimit të parë me babanë:
“Babai erdhi bashkë me dy vëllezërit e mi. Nuk e dija nga po vinte. Ishte një moment shumë domethënës, sepse instinktivisht e kuptova që ai ishte babai im. Djali im, Arvi, shkoi drejt tij instiktivisht. Takimi ishte shumë emocionues. Gjatë muajit pasues, u takuam shpesh, edhe pse ndihesha sikur isha në një fushatë, duke takuar njerëz. Por babai më priti shumë mirë”, tregoi ai.
Alfred Muharremi ndau edhe përvojat e tij të vështira gjatë adoleshencës, duke përfshirë dhunën fizike dhe psikologjike:
“Tirana ka qenë një tmerr për mua. Kam përjetuar abuzime verbale, fizike dhe diskriminim në shoqëri. Kur isha jashtë dyerve të fshatit SOS, duhej të përballoja jetën i vetëm. Institucionet nuk ofronin asnjë mbështetje reale”, tha ai.
Ai kujton edhe vështirësitë ekonomike dhe detyrimet e shumta:
“Merim një pagesë prej 3 000 lekësh dhe duhej të ndiqnim shkollën dhe të punonim. Unë kam punuar deri në orën 1:00 të natës si kamarier dhe në mëngjes para orës 3:00 paraqitesha sërish në punë. Nuk kisha luksin më të vogël; p.sh. dy palë xhinse në vit nuk ishin të mundura, vetëm një palë xhinse dhe një palë atlete.”
Megjithatë, ai thekson se vuajtjet e tij janë shndërruar në mësime dhe forcë:
“Mësimet që të jep dhimbja nuk t’i jep askush tjetër. Ato janë kthyer në model dhe përpiqem t’i tregoj shoqërisë se nuk jemi viktima. Ne meritojmë kushte të barabarta dhe mund të kontribuojmë në çdo komunitet”, theksoi Muharremi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



