E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia dramatike, burrë e grua luajnë muzikë me Daulle e cyle për mbijetesë
Uncategorized

Historia dramatike, burrë e grua luajnë muzikë me Daulle e cyle për mbijetesë

Cila është gruaja që i bie daulles dhe burri cyrles në rrugët e Elbasanit?

 

E shkuara e tyre është e trishtë. Por ata kanë vendosur ta hedhin pas e të shikojnë përpara me optimizëm. Madje duke gjetur mënyrën më të mirë për të mbijetuar, argëtimin.

Ajo quhet Sonja, dhe ai Ardjan. Çifti Kovaçi tashmë është bërë i famshëm në rrugët e Elbasanit. Janë bashkëshortë. Ardjani është me origjinë nga Mati, ndërsa Sonja nga Dibra. Kanë katër fëmijë. Nuk kanë mundur të gjejnë punë në këtë qytet. Elbasani mbart shumë probleme sociale dhe ata nuk kanë një profesion të mirëfilltë. Pastaj Ardjani ka qenë në burg dhe kështu, për këtë kategori integrimi vështirësohet akoma më shumë.

Ardjani e ka mësuar që i vogël cylen. I ka rënë që kur ishte fëmijë. Ndërsa Sonja e ka pasur më të vështirë të gjejë instrumentin. Të vetmes vegël muzikore që i ka rënë nganjëherë ishte daullja. Por jo se e dinte mirë. Sepse zakonisht femrat nuk i bien daulles. Është edhe çështje paragjykimi.

Por ajo e ka flakur paragjykimin. Fundja ka një dell malësie dhe burrneshat nuk tuten. Dhe kështu kanë formuar “orkestrën e tyre, me muzikë e ritëm. Ekzekutojnë këngë me motive të ndryshme. Njohin më mirë muzikën nga trevat që vijnë. Por tashmë kanë mësuar edhe këngët qytetare elbasanase dhe trevave përreth. Një çift që sjell gëzim në rrugët e monotone të qytetit.

“Jeta më ka përplasur dhe nuk dua t’i kthehem pas. Unë jam detyruar të vjedh, për të cilën kam kryer edhe një dënim. Por nuk dua ta kujtoj më atë kohë. Dua ta fitoj bukën e gojës me djersën time duke argëtuar njerëzit me muzikë. Synojmë muzikën e vjetër shqiptare. Njerëzit e pëlqejnë shumë atë. Cylja me daullen kombinon shumë bukur dhe njerëzit kënaqen”, tregon Ardjani.

Më tej ai thekson se nuk fitojnë edhe aq shumë por gjithsesi nuk shkojnë pa gjë në shtëpi. “Kemi katër fëmijë për të ushqyer. Kanë nevojë edhe për veshje dhe arsim. Nuk fitojmë shumë. Nxjerrim deri në 10 mijë lekë të vjetra në ditë. Vetëm rrallë nga ndonjë turist apo njeri i pasur mund të fitojmë edhe më shumë. Elbasani është qytet i varfër nuk ka para ndaj po mendojmë që të shtegëtojmë në qytete të tjera.

Sonja është 50 vjeçe. “Burrnesha” e daulles shprehet se nuk kanë asnjë mundësi tjetër fitimi. “Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër. Nuk kemi profesione sepse kështu ka qenë e kaluara jonë. Pra halli na ka nxjerrë në rrugë. Lodhemi shumë sepse i biem papushim veglave muzikore që të tërheqim vëmendjen. Njerëzit e kanë qef muzikën. Por nuk kanë para. Duan por nuk kanë. Na japin sa të munden. Një çikë aty e një çikë këtu sa të na nxërë dora. Në fillim e pata të vështirë. Por tani se kam problem. I bie daulles gjithnjë e më fortë që të tërheq vëmendjen. Dua të rris e arsimoj fëmijët që të mos vuajnë si unë”.

E kështu çifti Kovaçi ka gjetur ndoshta mënyrën më të mirë për të mbijetuar në këto kohë. Me djersën e ballit, me shumë lodhje e sakrificë por me dinjitet, me art. Dhe në mbrëmje mblidhen bashkë me vocërrakët e jetojnë të lumtur në strehëzën e tyre….Me poshtë ndiqni një video

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10154822077083371/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.