E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e 65-vjeçarit që u vra dje në Pogradec
Lajme

Historia e 65-vjeçarit që u vra dje në Pogradec

La Amerikën  erdhi në vendlindje për të kaluar pleqërinë

Viktima Safet Yskollari 65 vjeç, i cili u vra dje me thikë nga fqinji në Pogradec, kishte 20 vite që jetonte e punonte sëbashku me bashkëshorten në SHBA.

Ai kishte një vit që kishte dalë në pension dhe sëbashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.

Nga komunikimi me banorë të zonës që i njeh palët të dyja shumë mirë mësohet se autori Fatmir Manellari dhe viktima nuk kanë pasur asnjëherë konflikt verbal më parë.

Kjo shpjegon edhe faktin se përse asnjëherë nuk është kërkuar ndihmë në polici.

Konflikti ka ndodhur sot, pasi viktima kishte vendosur disa tuba shkarkimi, për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi.

Autori pasi e kanë njoftuar të afërm, pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë.

Për vendin që pretendon autori se e ka të tijin nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam unë pasi në ish-kovaçanën ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.