E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e  e myzeqares, që plugon tokën dhe thur qilima
Publik News

Historia e e myzeqares, që plugon tokën dhe thur qilima

Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të zakonshme te befason me perditshmërinë e saj. Fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë Por pas baltës dhe pluhurit të fermës, Liria ka kohë dhe durim për punë që kërkojnë delikatesë si endja e qilimave. Madje edhe për këto të fundit pajisjen endëse e ka ndërtuar vetë. Burrat i konkuron denjësisht madje i kalon.

Traktorit i shton një mulli duke shkuar sipas porosive në çdo shtëpi për të bluar drithëra. Nuk merr asnjëherë punëtor krahu. Çdo punë dhe rregullim të fermës apo shtëpisë e bën vetë. Shansin për tu arsimuar nuk ia dhanë dot prindërit, por ajo vetë i arsimoi të tre fëmijët e saj. Ata jetojnë jashtë vendit ku Liria dhe bashkëshorti i saj shkojnë herë pas here për vizitë. Punon nga mëngjesi në mbrëmje në fermën e saj ose duke kryer shërbime për tokat e fermerëve të zonës. Pavarësisht të gjithave, mbetet grua, ndaj kur duhet e merr edhe armën me vete.

Në fund të ditës duke endur qilima dëgjon lajmet ndaj di çfarë ti kërkojë shtetit. Ky i fundit duhet thjesht të bëjë detyrën për të gjithë ata fermerë që jetojnë duke punuar tokën. Liri Ryshka nga fshati Sheq Marinëz i Fierit dhe bashkëshorti i saj jetojnë falë të ardhurave nga toka dhe blektoria prej shumë vitesh. Ndryshe nga pjesa më e madhe e fermerëve të zonës ata i kursejnë shpenzimet për punimin apo shërbimet e tjera të tokës dhe fermës blektorale duke bërë gjithçka vetë dhe me mjetet e tyre. Kjo do të thotë më tepër të ardhura për familjen, ndërsa për banorët e zonës një model suksesi dhe kurajoje./abcnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.