E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e ekzekutimeve për hakmarrje në famijen Lleshi
Lajme

Historia e ekzekutimeve për hakmarrje në famijen Lleshi

Të tjera detaje kanë dalë mbi personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku humbi jetën Arben Lleshi dhe u plagosën Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqem ndërkohë që autori raportohet të jetë Sokol Mjacaj.

Arben Lleshi u arrestua në Angli për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij.

Ai u ekstradua në Shqipëri ku u dënua me burgim të përjetshëm për këtë ngjarjem ndërkohë që në pranga ra edhe vëllai i tij, për ndihmë në djegien e trupit të Hoxhës dhe zhdukjen e provave.

Në datë 30 tetor të 2013 u ekzekutua në një atentat Xhavit Lleshi, babai i Klevisit, që u rrëmbye në datë 5 gusht të këtij viti. Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.

Ndërsa në datë 5 gusht 2020 u zhduk edhe Klevis Lleshi 21-vjeç. Ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e rrëmbyen dhe u zhduk. Dyshohet se Klevisi kishte nisur të fliste për hakmarrje ndaj familjes Hoxha dhe sapo këto fjalë kishin rënë në veshin e tyre, kanë organizuar rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.

Pra bilanci i viktimave në familjen Lleshi është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel. Ndërkohë që pas përleshjes në burg gjatë ditës së sotme u vra edhe Arben Lleshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.