E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e killerit shqiptar
Lajme

Historia e killerit shqiptar

Një shqiptar i dënuar me burgim të përjtshëm në Itali për vrasjen e një prostitute, ka arritur të shkojë në Belgjikë me identitet të rremë, të martohet dhe të lbëjë tre fëmijë e të jetojë në qetësi për vite me radhë. Gruaja dhe fëmijët e tij nuk e kanë ditur të kaluarën e tij kriminale.

Mediat belge njoftojnë se javën e kaluar policia belge arriti ta zbulojë se cili qe identiteti i vërtetë i shqiptarit që ka bërë tatuazh një lot në faqe dhe shkruajnë me shqetësim se në vend të ishte në burg në Itali, ai jetonte i lumtur në Belgjikë. Madje, pasi historia e tij u zbulua si dhe identetit, gruaja nuk e ka braktisur.

Sipas shtypit belg, bëhet fjalë për shqiptarin Erjon S., i dënuar për vrasjen e një prostitute në vitin 2000 në Itali. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil me identitet të rremë. Megjithatë, u zbulua nga hetuesit belgë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për t’u përballur me proceset gjyqësore. Tashmë ai është rikthyer në Belgjikë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit

Në vitin 2000, Erjon S. së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z. dhe Fatmir V. vranë një prostitutë nga Amerika Jugore. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identiãkonte autorët e dyshuar. Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S. me 23 vjet burg.

Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë.

Erjon S. përfitoi azil në shtetin belg duke përdorur identitet dhe datëlindje të rreme. Aty ai krijoi jetën nga e para. 37-vjeçari u martua dhe bëri tre fëmijë. Por, pavarësisht jetës së tij të dyfishtë, policia belge mundi ta gjente. Edhe pas arrestimit dhe zbulimit të së kaluarës së errët, bashkëshortja e tij nuk e ka braktisur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.