E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e trishtë e nënës:Fëmijët më kërkojnë bukë e unë s’kam çfarë t’u jap
Lajme

Historia e trishtë e nënës:Fëmijët më kërkojnë bukë e unë s’kam çfarë t’u jap

Emisioni “Stop” në Tv Klan u ka bërë apel biznesmenëve dhe qytetarëve që të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Norja në lagjen “Shahinaj” të Shijakut.

Kjo familje prej 4 anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme, nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën, ndërsa shtëpia ka përherë lagështirë.

Kryefamiljarja Anila Norja dhe 3 fëmijët e saj jetojnë me 60 mijë Lekë të vjetra në muaj. Anila është ndarë nga bashkëshorti i cili i ka braktisur duke i lënë vetëm.

“Këtu divani kalbet nga lagështira. Kur vjen nata ftohen llamarinat sipër. Nga llamarinat ftohet dhoma sikur të jetë frigorifer. Nuk kam batanijet, nuk kam rroba të vesh fëmijët. Kam shumë borxhe në dyqane. Në verë mbledh manaferra. Në dimër shkoj mbledh gjëra te pylli. Me 60 mijë Lekë në muaj ku të shkoj e ku të mbytem. Vjen fëmija nga shkolla, thotë dua bukë. Çfarë t’i jap? T’i jap duart e mia…”, thotë mes lotësh nëna e 3 fëmijëve.

Ndërsa fëmijët thonë se kërkojnë kushte si bashkëmoshatarët e tyre. Ata detyrohen që të ecin 20 minuta në këmbë për të mbushur ujë, pasi nuk kanë në shtëpi. /tvklan

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.