E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HISTORIA/ Përdhunoi në makinë fqinjën 10-vjeçare, arrestohet me urdhër të Apelit
Lajme

HISTORIA/ Përdhunoi në makinë fqinjën 10-vjeçare, arrestohet me urdhër të Apelit

Akuzohet se përdhunoi fqinjën e tij të mitur, arrestohet 23-vjeçari nga Cërriku. Arrestimi i Emiljan Xhikës, banues në fshatin Shtëpanjë, është bërë pasi Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në muajin gusht dhe e mitura fillimisht e ka mbajtur të fshehtë përdhunimin. Ndërsa rreth tri javë më pas, ngjarja u denoncua në Polici nga nëna e 10-vjeçares. Vajza ka rrëfyer se pasi e ka bindur që të hipë në makinën e tij, 23-vjeçari e ka përdhunuar.

Në fillim të shtatorit, Xhika u arrestua ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e hetimit në gjendje të lirë. Pas apelimit të çështjes, Gjykata e Apelit Durrës e ka rikthyer në burg. 23-vjeçari në gjykatë ka mohuar ta ketë përdhunuar të miturën.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.