E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HISTORIA: Pse e vrau babai i Marjos kushëririn e ish-gruas në vitin 2000
Publik News

HISTORIA: Pse e vrau babai i Marjos kushëririn e ish-gruas në vitin 2000

VRASJA NE KINOSTUDIO/ Si nisi HAKMARRJA

Majollari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Bashkëpunëtori në vrasje i Avniut, që është dënuar me 10 vjet burg për vrasje në bashkepunim eshte ne kerkim dhe sipas te dhenave dyshohet se ndodhet ne Amerike.

“Në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasin Armando Nelaj (ish-kunati i tij) dhe Ilir Gjuzin, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt”, thoshte policia ne ate kohe.

Armando Nelaj qe eshte vrare nga babai i Marjos, ka qene kusheriri i pare i nenes se Marjos, e cila e ka pasur djale xhaxhai.

Por pse ndodhi vrasja e dyfishte ne vitin 2000? Vrasja atehere ka ndodhur ne sherr e siper, per vetembrojtje.

E martë, 10 prill/ Ekzekutimi i 28-vjeçarit Marjo Majollari poshtë banesës së tij në zonën e Kinostudios, ka lidhje me një ngjarje të ndodhur disa vite më parë.

Babai i Marjos në vitin 2000 ka bërë një vrasje dhe është duke vuajtur dënimin përjetë.

Babai i tij është arrestuar në vitin 2014 për veprën penale vrasje me paramendim.

Njoftim i policisë për arrestimin e Avni Majollarit

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në rrugën “Ibrahim Brahja” në Tiranë, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është bërë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar Avni Xhemal Majallari, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Majallari ishte dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi shqiptarë në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.