E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia tronditëse/ Kush ishte Dan Hutra që sot vrau dhe plagosi familjarët e gruas së dytë
Lajme

Historia tronditëse/ Kush ishte Dan Hutra që sot vrau dhe plagosi familjarët e gruas së dytë

Nga ekzekutimi i gruas në 2007 dhe përdhunimin e kunatës

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Paskuqan.

Bëhet me dije se rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Por Hutra është një person me precedent të theksuar kriminal.

Në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe, nga Klosi. Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën e kunatës, dhe këtë të fundit e përdhunoi.

Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.