E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historike, njihuni me zv/drejtorin e Portit Durrës vetëm  24 vjeç
Lajme

Historike, njihuni me zv/drejtorin e Portit Durrës vetëm 24 vjeç

Belinda Balluku e  fiksuar për të vënë djemtë e vegjel  drejtues në Portin e Durrësit

Në Autoriteti Portual Durrës është rikthyer posti i Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, një funksion që prej disa vitesh nuk ekzistonte në organogramën zyrtare të institucionit.

Vendimi për rikrijimin e këtij pozicioni vjen pas periudhës kur ish-drejtori Pirro Vengu e kishte hequr këtë post nga struktura organizative e APD-së, në kuadër të një riorganizimi të brendshëm.

Zëvendësdrejtori i ri i Përgjithshëm është Rubin Rredhi, 24 vjeç. Emërimi i tij është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.Duket se Balluku i ka fiksim drejrorët e rinj në moshë në portin e Durrësit.

Deri në këtë moment nuk janë bërë publike të dhëna të detajuara mbi eksperiencat e mëparshme profesionale të Rredhit, ndërsa posti që ai do të mbajë konsiderohet ndër më të rëndësishmit në administrimin e portit më të madh në vend.

Autoriteti Portual Durrës ka rol kyç në menaxhimin e operacioneve detare, logjistikës tregtare dhe projekteve strategjike të zhvillimit portual, çka e bën funksionin e zëvendësdrejtorit një hallkë me përgjegjësi të lartë administrative dhe financiare.

Gazetari ynë kërkoi informacion për CV-në drejtorit 24-vjeçar por deri tani nuk kemi një reagim zyrtar as nga Porti e as nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbi arsyet e rikthimit të këtij posti dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen e kandidatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.