Hitech/ Pixel 8, Pixel 8 Pro dhe ora e Google me inteligjencë artificiale të integruar
Me Apple dhe Samsung tashmë në treg konkurron edhe Google. Pas pritjes së gjatë, Google ka nxjerrë në treg telefonin Pixel 8 dhe një orë të re, të integruar me teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Ekspertët përkatës deklarojnë se Pixel 8, do të sfidojë iPhone në të gjithë botën. Telefoni me teknologjinë më të fundit është dizajnuar enkas për të treguar sesi produktet Andriod, mund të tejkalojnë limitet e teknologjisë, që ne sot njohim.
Sipas mediave të huaja, telefonat Pixel 8 do të jenë sidomos për ata që janë të apasionuar pas fotografive apo edhe për konsumatorët që janë fanatikë të telefonave të modifikuar, siç është ky smartphone i Google.
Google njofton se Inteligjenca Artificiale në telefon do të ndihmojë së pari me fotografitë, do të përmbledhë në një të vetme çdo faqe internet të hapur dhe do të bllokojë automatikisht, thirrjet e padëshiruara.
Pixel 8 Pro mat automatikisht temperaturën e trupit të përdoruesit, dhe kjo falë aprovimit që ka marrë nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Pixel 8, ka një çmim fillestar prej 699 $ ndërsa Pixel 8 Pro, nis nga 999 $, teksa orët e Google nisin me një çmim prej 349 $.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



