E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hodhi 40 mln euro për votën vetëm në Durrës, Spiropali: Edi Rama ‘i ha për mëngjes’
Publik News

Hodhi 40 mln euro për votën vetëm në Durrës, Spiropali: Edi Rama ‘i ha për mëngjes’

Përveçse në mediat e tjera, edhe në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit të premte në darkë, skandali për ndarejen e 40 milione eurove në llogaritë e qytetarëve në qarkun e Durrësit 3 ditë përpara zgjdhjeve, ka shkaktuar debat.

Ka qenë ministrja dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, e cila në mungesë të një argument për këtë përdorim elektoral të paprecedentë të buxhetit të shtetit për vota, ka deklaruar se Rama “e ha opozitën për mëngjes”.

Debati në studio

Spiropali:  S’ka lidhje me administratën fare. O e kishte Sali Berisha në rresht administratën, i kishte të gjithë të rreshtuar. Nuk ia doli në 2013. Nuk fitohet kjo punë me administratë. Edi Rama ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me një strategji gjeniale organizimi se ne nuk jemi delirant të mos pranojmë faktet si bëjnë ata. Ne kemi punuar për këtë fitore, nuk ka forcë politike në territorin e Republikës së Shqipërisë si PS. Pranojeni, Edi Rama i ka mundur të gjithë.

Curi: Janë transferuar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit në llogaritë e qindra mijërave votuesve për rindërtimin… Të gjitha këto, pastaj vaksinat…

Spiropali: Jep një emër

Curi: Vetëm emër s’jap unë se e zhysni, e varrosni pastaj.

Spiropali: Pse nuk e pranoni që Rama i ha për mëngjes këta? Unë Elisa Spiropali nuk kam blerë asnjë votë në territorin shqiptar. Nuk ia blen dot njerëzve dinjitetin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.