E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Holanda  shkon pas 24 vitesh në gjysmëfinale
Lajme

Holanda shkon pas 24 vitesh në gjysmëfinale

Holanda fitoi 2-1 përballë Turqisë në një duel dramatik, të bukur dhe tepër të luftuar në “Olympiastadion” të Berlinit, duke siguruar rikthimin në gjysmëfinalet e një Europiani pas 24 vitesh.

Samet Akaydin realizoi me kokë dhe i dhuroi turqve të Montellës avantazhin në fraksionin e parë të takimit, por djemtë e Ronald Koeman përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Falë golave të realizuar nga Stefan De Vrij dhe Cody Gakpo. Turqia nuk u dorëzua dhe iu afrua barazimit, por pa sukses. Në fund festë holandeze në kryeqytetin gjerman.

Holanda do të gjejë përballë Anglinë në gjysmëfinalen e 10 korrikut në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Spanjë-Francë është gjysmëfinalja tjetër (9 korrik).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.