E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Holandezi nxori vogëlushen, pushuesit ‘mbrojtën’ skenën e krimit
Lajme

Holandezi nxori vogëlushen, pushuesit ‘mbrojtën’ skenën e krimit

Duhet të ishin ditë të lumtura për t’u mbajtur mend, por ajo e djeshme u kthye në tragjedi për familjen Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Një skaf i fuqishëm, që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të kësaj bashkie, Arjan Tase, përplasi vajzën 7-vjeçare të familjes duke i marrë jetën në vend.

Sot është ditë zie në familjen Avdia, teksa kanë hapur dyer e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes së tyre. Në banesën e familjes në Tiranë, ka pllakosur zia, ndërsa rreth orës 15:00 pritet që vogëlushja të prehet në banesën e fundit.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik, që po kërkon masivisht dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Por më të shokuar janë pushuesit që ndodheshin në plazh ato momente.

Fillimisht askush nuk guxonte të hynte në det për të nxjerrë trupin e të miturës, e cila ishte dëmtuar shumë rëndë nga helikat e gomones. Ishte vetëm një turist holandez, i cili kishte qenë i angazhuar me emergjencat civile, që u fut dhe e nxori trupin e pajetë.

Në atë moment të gjithë pushuesit kanë reaguar kanë kërkuar llogari që askush të mos lëvizte duke i mbajtur aty të gjithë deri sa të vinte policia. Sa u mor vesh se autori i krimit horror ishte drejtues policie, kishte frikë për manipulim të vendit të ngjarjes. Por pushuesit u solidarizuan, madje edhe e sulmuan zyrtarin e lartë të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.