E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Holta Zaçaj, në krye të Kushtetueses/ Reagon Klodi Stralla: Krim! S’ka punuar një ditë si gjyqtare
Lajme

Holta Zaçaj, në krye të Kushtetueses/ Reagon Klodi Stralla: Krim! S’ka punuar një ditë si gjyqtare

Avokati Klodi Stralla ka reaguar ashpër për zgjedhjen e Holta Zaçajt si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Stralla thotë se Zaçaj është një anonime që s’ka punuar një ditë si gjyqtare.

Ai deklaron se për partinë rëndësi ka vetëm që vjen nga shoqëria civile e OJF-ve dhe nga trajnimet pasuniversitare në SHBA që janë kualifikime tipike sorosiane.

Emërimi i saj në krye të Gjykatës Kushtetuese, sipas tij është më shumë se krim, i bërë me vetëdije.

“Në krye të Gjykatës Kushtetuese një anonime që s’ka punuar një ditë si gjyqtare!

Sot u zgjodh (u emërua) kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese – Znj. Holta Zaçaj. Për kuriozitet hyra në faqen e Gjykatës Kushtetuese për të parë se kush është, ku ka punuar më parë dhe ajo që më ra në sy menjëherë ishte fakti se në karierën e saj mbi 20 vjeçare, nuk kishte punuar asnjë ditë si gjyqtare.

Por kjo ka pak rëndësi (bile ashtu i duhen Partisë), rëndësi ka që vinte nga shoqëria civile e OJF-ve, nga trajnimet pasuniversitare në SHBA, për tema të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve apo marrëdhënieve familjare, një mal me kualifikime – kualifikime tipike sorosiane.

Të katapultosh dikë të kryesojë Gjykatën më të lartë të vendit (në janar është emëruar anëtare), që ka për mision interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, është më shumë se krim, i bërë me vetëdije. “Reforma” të ecë përara, kjo ka rëndësi!

Quo vadis Hall-bani!”, shkruan avokati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.