Horoskopi 24 Korrik 2023
Dashi
Për horoskopin e javës së ardhshme do të keni nëvojë të relaksoheni dhe të shijoni momentin. Do të keni një prirje të caktuar për t’u fokusuar në detaje që nuk ia vlejnë.
Demi
Afërdita, planeti i dashurisë, fillon një marshim retrograd në 23 shtator deri më 4 shtator . Është një fenomen që fton reflektim. Mos merrni vendime të mëdha.
Binjakët
Do të kërkoni fjalën e duhur për të shprehur me saktësi mendimet tuaja. Klima familjare nuk është më e qeta. Do tu duhet të menaxhoni disa tensione në punë.
Gaforrja
Do të kërkoni të gjeni zgjidhje për t’u ndjerë më të sigurt, materialisht ose emocionalisht. Kujdes si shpreheni me njerëzit që ju rrethojnë, pasi mund t’i lëndoni ata.
Luani
Afërdita ka pushtuar shenjën tuaj që prej datës 5 qershor. Duhet të ripërqendroheni te vetja për të kuptuar më mirë pritshmëritë tuaja nga ana e zemrës.
Virgjëreshës
Do të jetë një ditë e mirë për ju. Do të keni shumë energji që do tua transmetoni edhe të tjerëve. Kujdes kur merrni vendime, qëndroni me këmbë në tokë.
Peshorja
Jeni shumë të etuziasmuar pasi më në fund do të mund të shijoni pushimet që aq shumë keni pritur. Gjatë kësaj kohe do të lini pas çdo lloj situate nga e kaluara.
Akrepi
Mënyra më e mirë për të arritur qëllimet tuaja është të bashkoni forcat me të tjerët. Kjo mund të përfshijë punën me një punonjës ose konsultimin me një specialist.
Bricjapi
Do të merrni ndikime pozitive nga Marsi, planeti i veprimit. Nëse lidhjet tuaja romantike kanë qenë burim mundimi që nga fillimi i qershorit, së shpejti do të gjeni qetësinë që keni kërkuar.
Ujori
Përpiquni për të mbajtur marrëdhënie të mira me njerëzit që ju rrethojnë. Dielli në shenjën e Luanit ju kërkon të bëni lëshime dhe të qetësoni gjërat.
Peshqit
Ngarkesa juaj mendore është shumë e lartë. Do të jetë një ditë e lodhshme për ju si emocionalisht ashtu dhe fizikisht. Kërkoni ndihmë nga të tjerët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



