E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horoskopi, datë 24 mars 2019
Lajme

Horoskopi, datë 24 mars 2019

DASHI
Reagoni ndaj kritikave pa u treguar të ndjeshëm, duke fituar forcë për
të vazhduar më tej punën. Në planin e raporteve personale gjithçka do
të shkojë mirë.
DEMI
Mund të verifikoni nëse aftësitë tuaja në punë janë të bazuara mbi
realitetin apo optimizmi juaj ju zhgënjen. Mirëkuptimi do të jetë
çelësi për të ndriçuar gjithçka rozë në raportin tuaj.
BINJAKET
Gjatë ditës së sotme mund të merrni një ftesë intriguese por kini
kujdes, pasi partneri mund të zbulojë gjithçka duke prishur kështu
ekuilibrin në marrëdhënien tuaj. Në ambientin e punës evitoni debatin
me kolegët tuaj.
GAFORRJA
Në ambientin afektiv, parashikohet një problem, kështu që duhet të
jeni konkretë për të marrë në dorë situatën. Në ambientin e punës
duhet të jeni të kujdesshëm e të ruani distancë me kolegët tuaj. Një
këshillë: kini plotësisht besim në kapacitetet tuaja.
LUANI
Një ëndërr që deri më tani nuk keni pasur guximin as ta rrëfeni,
papritur do ju realizohet. Siguria juaj do ju vendosë në qendër të
vëmendjes të grupit ku bëni pjesë.
VIRGJERESHA
Do të zgjoheni në humor të keq. Nuk do të keni dëshirë të merreni me
diçka dhe asgjë nuk do të mund t’jua tërheqë vëmendjen. Yjet ju
këshillojnë të pushoni e të mos dilni nga shtëpia sot.
PESHORJA
Melankolikë dhe kujtimet do të bëjë që të lotoni për të kaluarën.
Shtrëngoni më fort partnerin tuaj pasi do të gjeni përkrahjen që keni
nevojë dhe mjaft dashuri.
AKREPI
Do të keni një ballafaqim të papritur me disa pengesa të aspektit
financiar. Gjithçka do të kalojë vetëm pasi të keni kontrolluar të
gjitha faturat e hedhura nëpër sirtarët dhe dosjet tuaja. Më pas do të
keni qetësi.
SHIGJETARI
Do të keni mundësinë të njihni persona të veçantë në një ambient që ju
pëlqen shumë. Një ftesë pune do ju vërë në pozitë zgjedhjeje midis saj
dhe familjes.
BRICJAPI
Durim dhe ngulmim është një kombinim i keq, sidomos tani.
Streset familjare mund të ndikojnë për keq në fushat e tjera të jetës
tuaj.

UJORI
Entuziazmi,optimizmi dhe idetë e ndryshme, do tw jenw armët tuaja
fituese. Në kohën e lirë dëgjoni pak muzikë ose shikoni një film në
shoqërinë e partnerit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.