Horror në Londër, 9 të plagosur pas një sulmi me thika
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë mbrëmjen e djeshme, pasi nëntë persona mbetën të plagosur rëndë për jetën pas një sulmi të dhunshëm me thikë në një tren pranë qytetit të Kembrixhit, në Anglinë lindore.
Sipas autoriteteve britanike, Policia e Transportit dhe Njësia Kundër Terrorizmit po hetojnë ngjarjen për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e mundshme, ndërsa dy persona janë arrestuar në lidhje me incidentin.
“Shefi i Policisë së Transportit Britanik, Chris Casey,” deklaroi se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë:
“Po kryejmë hetime të shpejta për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Mund të duhet pak kohë përpara se të jemi në gjendje të konfirmojmë diçka më tej. Në këtë fazë, nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohej mbi shkaqet e incidentit.”
Sipas Policisë së Kembrixhit, ngjarja ndodhi rreth orës 19:39, kur u morën raportime për disa persona të therur me thikë në trenin e linjës Doncaster – London King’s Cross.
Treni u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, ku forcat e armatosura ndërhynë menjëherë dhe arrestuan dy të dyshuarit.
Aktualisht, të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spitalet përreth, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e autorëve apo motivet e mundshme të sulmit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



