E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hoxha flet për sigurinë në burgun e Peqinit: Skandaloze! Në burgun e Peqinit hynë shtrydhëse frutash e ekspres kafeje
Lajme

Hoxha flet për sigurinë në burgun e Peqinit: Skandaloze! Në burgun e Peqinit hynë shtrydhëse frutash e ekspres kafeje

Gazetari ka folur  në opinion lidhur me sigurinë në burgun e Peqinit.

Ai ka ndarë një shkresë ku ishin paraqitur problematikat në burgun e Peqinit.

Hoxha thotë se në shkresë thuhet se drynët janë të dobët, kamerat mungojnë si dhe në qeli futen pajisje të ndryshme si thekëse buke, shtrydhëse frutash, ekspres kafeje.

Gjithashtu një shqetësim tjetër i ngritur është mungesa e personelit.

“Ka një të dhënë shumë interesante. Më 30 nëntor, thuhet. Skaneri për kontroll nuk funksionon nga 21 tetor 2023. Të të dyja godinat nuk ka kamera. Korridoret mbulohen vetëm me një kamer. Të gjithë dyer dhe kjo është skandaloze, dyert e të burgosurve hapen me një çelës të vetëm. Drynët janë me cilësi shumë të dobët. Kanë hyrë orendi mjete shtëpiake, thekëse buke, shtrydhëse frutash, ekspres kafeje. Tani kur skaneri nuk punon ku jemi? Shkresa mban firmën e Kamber Hoxhës. Ka bërë raport më datë 30 dhe 15 ditë më pas ka ndodhur kjo. Mjacaj është thjesht ai që ka kyrer punën , është një organizatë e madhe. Ai thotë që kanë hyrë mjete të pakontrolluara, mungon personeli dhe nuk ka reagim.”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.