Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka thënë se akti normativ për shtyrjen e qirave dhe bizneseve private është një vendim anti-kushtetues.
Në një lidhje direkte për news24, Tabaku tha se qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë mes dy privatëve, qiramarrësit dhe qiradhënësit, pasi shumë prej këtyre të fundit varen nga qiraja që marrin.
“Shtyrja e qirave është një lajm shumë i keq dhe nuk e kuptoj si është shkruar dhe është bërë në një dokument zyrtar. Është një akt që cënon demokracinë. Nuk duhet të lejojmë që situata aktuale të jetë shkas për të shkelur Kushtetutën. Nxit konflikt social për ata që janë më të varfër. Bëhet fjalë për persona që jetojnë nga qiraja dhe mbahen me qiranë. Të tërhiqen dhe të mbështesin biznesin e vogël. Asnjë vend tjetër nuk e ka bërë këtë model. Duke filluar nga kryeministri dhe oligarkët që ai mbron duhet të jemi solidarë. Nga 120 milionë eurot. Nuk mund t’i ndërhyjë në buxhetin e tyre. Duhet menjëherë të alokojë nga buxheti i shtetit fonde për të mbështetur këtë kategori nga më të prekurat. Ne kishim planin për pagimin e qirave dhe për të papunët



