E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hueyda el Saied lë Shqipërinë: Faleminderit për gjithçka, si artiste ekzistoj falë jush
Lajme

Hueyda el Saied lë Shqipërinë: Faleminderit për gjithçka, si artiste ekzistoj falë jush

Hueyda El Saied, që prej disa ditësh ishte kthyer në qendër të vëmendjes së publikut, si për shkak të ndarjes nga partneri i saj apo si për “rigjetjen” e partnerit të saj të ri ka vendosur të braktisë Tiranën.

“Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi”

Balerina e njohur prej vitesh tashmë në spektaklet shqiptare, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” është shprehur mirnjohëse per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalët e ngohta dhe respektin që i është dëshmuar pergjatë ketij muaji që kaloi në Shqipëri.

Megjithatë ka shtuar dhe një “s’të gjithëvë” duke lënë të kuptojë që nuk është fort e kënaqur që mediat u morën aq shumë me historitë e saj personale. Ajo njëkohësisht është shprehur se “nuk harroj kurrë qe si artiste ekzistoj falë jush, falë duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja”.

Postimi në Instgram

Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi. Nderkohe doja t’ju falenderoj s’te gjitheve per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalet e ngohta dhe respektin qe na keni deshmuar pergjate ketij muaji qe kaluam ne Shqiperi. Nje mikesha ime para disa ditesh me tha : “Po mos i trego te gjitha sekretet e tua…” E di qe ka te drejte, ndonjehere duhet dhe t’ju a kursej ndonje “çmenduri”, por une nuk harroj kurre qe si artiste ekzistoj fale jush, fale duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja. Per me teper kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, ku ne cdo hap qe hedh ndesh nje pediatre qe me ka vizituar kur isha femije, nje shitese qe me ka shitur akulloren e pare, nje mesuese qe me ka mesuar alfabetin, nje mikeshe me te cilen kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerez te tjere te cilet me kane mesuar dhe dhuruar aq shume sa qe nese do te filloja te shisja mend e te fluturoja do te me tregonin diçka qe do te me sillte direkt ne toke…. Me pak fjale, kam vendosur te ndaj me ju jo vetem gezimet apo sukseset e mia, por dhe lendimet dhe dhimbjet e nje njeriu qe nuk harron nga vjen… Ka njerez qe paguajne psikanalistet per te bere nje terapi, une kam fatin ta bej kete terapi me ju ?Faleminderit per gjithshka !

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.