Humb jetën nga COVID-19 ish-deputeti i PD
Bëhet me dije se ditën e djeshme ka humbur jetën Ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku ngaCovid-19. Pas disa javësh i shtruar në spital Çollaku nuk ka mundur t’a mposhtë sëmundjen.
Njoftimi është bërë me dije nga nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për politikanin dhe bankierin e njohur shqiptar.
Njoftimi i Guvernatorit të Shqipërisë Gent Sejko:
Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të z. Bedri Çollaku. Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.
Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



