Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjek
Humb jetën nga Covid-19 një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof. dr. Hiqmet Shqerra. Ai ishte i shtruar në spitalin COVID 3, por nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin duke u ndarë nga jeta pak pas mesnate në moshën 82-vjeçare.
Doktor Shqerra lindi në Elbasan në një familje autoktone dhe me tradita. Ai studioi në Fakultetin e Mjeksisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë
Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, doktor Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



