E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humb jetën nga COVID inspektori i antidrogës në Berat
Lajme

Humb jetën nga COVID inspektori i antidrogës në Berat

Nga raporti i Ministrisë së Shendetësisë në vendin tonë për 24 orët e fundit ishin 11 viktima nga COVID-19. Një prej këtyre viktimave ishte edhe inspektori i antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja.


Mësohet se Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe pas dy ditësh në intubim ndërroi jetë.

38-vjeçari, Klodian Shevroja, punonte që prej muajit prill si inspektor antidroge në DPV Berat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.