E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humb jetën nga një sëmundje e rëndë mjekja nga Durrësi
Publik News

Humb jetën nga një sëmundje e rëndë mjekja nga Durrësi

Një lajm tepër i dhimbshëm vjen nga qyteti bregdetar i Durrësit. Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në facebook.

Anisa i filloi studimet në vitin 2011 dhe i kishte përfunduar në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera, e më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Postimi:

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.