Humb jetën një 41-vjeçar në plazh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Policia ka njoftuar se rreth orës 11:15 një 41-vjeçar ka humbur jetën. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 41-vjeçari me inicialr L.A dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2021, në orën 11:15, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në Durrës, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



