Humb jetën një person nga atentati me armë
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak çaste më parë në fshatin Borshkë të Elbasanit.
Shtetasi Sandër Baho 30 vjeç u plagos pas atentatit që iu bë së bashku me vëllain e tij në hyrje të fshatit.
Mësohet se nga kjo ngjarje ka humbur jetën vëllai i tij Klevi Baho për të cilin fillimisht nuk pati raportime.
Klevi Baho ka mbërritur pa jetë në spitalin e elbasanit.
Viktima sapo kishte dalë nga burgu në Itali, por objektivi final i atentatorëve ka qenë vëllai i tij Sandër Baho i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.
Të dy vëllezërit udhëtonin me automjetin e tyre tip audi me tarëg AA 333 UZ në momentin që iu është zënë pritë dhe janë qëlluar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



