E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi jetën 17-vjeçari teksa po bënin gara, arrestohet 18-vjeçari
Publik News

Humbi jetën 17-vjeçari teksa po bënin gara, arrestohet 18-vjeçari

Policia ka arrestuar 18-vjeçarin me iniciale F.F, drejtues të mjetit tip “Benz” ku ndërroi jetë një 17-vjeçar, pas aksidentit në rrethrrotullimin e TEG-ut.

Viktimë nga aksidenti është Kristjan Vasili, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Alban Dervishaj dhe Rei Oka.

Raportohet se të rinjtë po bëni gara ndërmjet tyre dhe po ecnin me një shpejtësi të lartë, që për pasojë ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

“Nga Seksioni për hetimin e aksidenteve rrugore në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë , u arrestua në flagrancë për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi:
F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë,11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. V.,17 vjeç, si dhe janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.