Humbi jetën pas aksidentit tragjik në Rrogozhinë, ky është viktima 32-vjeç
Sot në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz”.
Përplasja ka qenë e fortë dhe makina është shkatërruar.
Është identifikuar viktima e aksidentit në vendin e quajtur “Bishti Zhurit” në Rrogozhinë.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.
Policia në njoftimin paraprake bëri më dije se dyshohej se bëhej fjalë për dy viktima, por sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet fjalë për një të vdekur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



