E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi në zgjedhjet lokale, Zoran Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kreut të LSDM-së
Lajme

Humbi në zgjedhjet lokale, Zoran Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kreut të LSDM-së

Në një konferencë për mediat, Zaev u shpreh se është krenar për anëtarësimin e vendit në NATO dhe rezultatet në proceset integruese të Bashkimit Evropian.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”,deklaroi Zaev.

Ai tha se, do të qëndrojë derisa të krijohet një shumicë e re parlamentare.

Po ashtu ai bëri të ditur se nuk do të ketë  zgjedhje të reja parlamentare.

“Mendoj se nuk duhet të ketë zgjedhje të reja. Na presin dy vite të shkëlqyeshme për punë dhe suksese ekonomike. Do ndihmoj gjatë kësaj periudhe që të riorganizohet një Qeveri e re”, tha Zaev.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, u zgjodh në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për herë të parë  më 31 maj të vitit 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që ishin mbajtur në vitin 2016.

Gjatë këtij mandati Zaev mori përsipër vendime të rëndësishme, siç është ai me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, e cila deri para Marrëveshjes së Prespës së arritur më 17 qershor 2018 quhej “Republika e Maqedonisë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.