E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi syrin nga bashkëshorti , 27-vjeçarja vendos ta falë
Lajme

Humbi syrin nga bashkëshorti , 27-vjeçarja vendos ta falë

Një histori vërtet rrëqethëse ajo e kësaj 57-vjeçareje e cila i shpëtoi një tentative për vrasje.

Nensi Shore nga Carrolton, Texas tregon se si një mbrëmje gushti në 2012 një hajdut e ndaloi dhe i kërkoi kuletën.

Ajo ishte e vetme dhe sapo ishte kthyer nga pazari ndaj e hutuar i drejtoi qesen me ushqime.

Por ai vijoi t’I kërkonte paratë dhe ajo ia dha. Mirëpo pikërisht në këtë moment vrasësi e qëlloi menjë plumb që I përshkoi kafkën dhe I përfundoi në mushkëri.

Pas kësaj Nensit iu desh që të zvarritej deri në shtëpi pasi telefonin e kishte në kuletën që I mori hajduti. Ajo ndiente dhimbje të madhe por nuk e kuptonte se çfarë i kishte ndodhur.

Kur u shikua në pasqyrë pa që njëri sy i kishte rënë dhe i varej mbi bluzë.

Ajo lajmëroi ambulancën dhe arriti të shpëtonte pas një kohe në reanimacion. Por më e rëndë ishte ajo që mësoi pas gjithë kësaj.

Policia i tha se në fakt vrasësi nuk kishte qenë një hajdut I zakonshëm por ishte vrasës me pagesë i dërguar nga burri i saj.

Nensi tregon:

 Ne kishim një martesë të mrekullueshme. U martuam në vitin 1983 dhe ai është kujdesur gjithnjë për fëmijët. Shkonim bashkë kur fëmijët kishin ndeshje futbolli, këndonim te kori i kishës dhe ndiqnim rregullisht kurse studimi për Biblën. Por kur u rritën fëmijët, Frenku, i cili punonte si ekonomist, nisi të udhëtonte më shpesh larg shtëpisë.”

Policia vazhdoi hetimin dhe zbuloi se Frenkunuk kishte qenë në ndonjë udhëtim pune, por me një grua tjetër, me të cilën kishte pasur lidhje prej tre vitesh. Teksa Nensi përpiqej të shërohej në sallën e reanimacionit, ajo mori rrëfimin tronditës nga i shoqi, që pranoi se kishte një të dashur.

Veç kësaj, nga puna si ekonomist ai kishte nisur të vidhte parà për t’i shpenzuar me gruan e re si dhe për të paguar kriminelët. Ai u dënua me burg të përjetshëm, dhe vetëm pas 30 vitesh do t’i jepej e drejta të dilte me pagesë garancie, kur të ishte rreth 85 vjeç.

Megjithatë ajo besonte se mund ta rindërtonin marrëdhënien e tyre pasi ajo vazhdonte ta donte si babaine fëmijëve.Nensi vazhdon ta ketë ende plumbin në mushkëri, pasi mjekët nuk e hoqën dot dhe u mahnitën që ajo mbijetoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.