E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbja e çantës së dorës gjatë udhëtimit me Wizz Air, qytetari denoncon mungesën e përgjegjësisë
Lajme

Humbja e çantës së dorës gjatë udhëtimit me Wizz Air, qytetari denoncon mungesën e përgjegjësisë

 

Një qytetar shqiptar ka denoncuar humbjen e një çante dore gjatë udhëtimit të tij nga Tirana në Luton, Angli, me kompaninë ajrore Wizz Air. Ngjarja ka ndodhur në muajin tetor, kur qytetari u përball me një rregull të ri të kompanisë, sipas të cilit çantat e vogla me rrota nuk lejohen të transportohen në kabinën e avionit.

Qytetari u detyrua të dorëzonte çantën në bagazhet e mëdha dhe pagoi për këtë shërbim shtesë. Megjithatë, pasi mbërriti në Luton, çanta nuk u gjend. Ai deklaron se ka bërë denoncim në seksionin Lost & Found, si në Shqipëri ashtu edhe në Angli, por nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete.

“Kam udhëtuar nga Tirana për në Luton dhe kisha një çantë të vogël dore, të cilën nuk ma lejuan ta mbaja me vete për shkak të rrotave. Më thanë ta çoja tek bagazhet e mëdha dhe pagova për këtë shërbim. Kur mbërrita në Luton, çanta nuk u gjend askund. Askush nuk mban përgjegjësi, as në Shqipëri dhe as në Angli,” shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Çanta e humbur përmbante dokumente të rëndësishme personale dhe pune, përfshirë edhe objekte të çmuara si bizhuteri dhe rroba të shtrenjta. Qytetari shpreh shqetësimin se humbja e dokumenteve mund t’i kushtojë vendin e tij të punës.

“Kam pasur dokumente pune që janë jetike për mua, rroba dhe bizhuteri të shtrenjta. Po rrezikoj të humbas punën për shkak të kësaj ngjarjeje. Komunikimi me Wizz Air është zero. Kam dërguar email-e dhe kam kontaktuar disa herë, por nuk kam marrë përgjigje,” vijon ai.

Qytetari gjithashtu kritikon mungesën e transparencës nga ana e kompanisë për rregullat e reja që lidhen me transportin e çantave me rrota. “Rregulli për çantat me goma nuk ishte bërë publik më parë. Çanta ime ishte e vogël, por nuk e lejuan, dhe tani ajo është zhdukur,” shprehet ai i indinjuar.

Ngjarja ngre pikëpyetje mbi procedurat dhe përgjegjësinë e kompanive ajrore në trajtimin e bagazheve të udhëtarëve. Qytetari kërkon një zgjidhje të menjëhershme dhe kthimin e çantës së tij, ndërsa apelon ndaj kompanisë për të përmirësuar shërbimin dhe komunikimin me klientët.

Wizz Air nuk ka reaguar ende për këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.