E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I afërmi i 41-vjeçares:  Ne vritemi për sedër !S’mund t’i thoja lëre burrin
Lajme

I afërmi i 41-vjeçares: Ne vritemi për sedër !S’mund t’i thoja lëre burrin

Kushëriri i parë i 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës duke konsumuar fotoksinë ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai tha se ngjarja mund të ishte paralajmëruar, por megjithatë u shpreh se në momentin kur gruaja ka pirë fotoksinën fëmijët kanë qenë në gjumë.

Pjesë nga intervista:

“Ne vritemi dhe në sedër se nuk mund t’i thuash motrës lëre dhe hajde te shtëpia jonë se dhe kalamajt i ka të mëdhenj. Ajo ka 2 vjet që nuk i kishte shenjat të mira me burrin e vet. Fëmijët 2 ditë nuk treguan gjë që të bëhet varrimi. Mbrëmë kanë dhënë deklaratat e vërteta. Unë dua të më zbardhet e vërteta. Të mos thonë bluzat e bardha që nuk ka shenja dhune.”, tha Neziri, kushëriri I parë i 41-vjeçares

A mund të ishte parandaluar ngjarja?

“Mund të ishte parandaluar nga mbesa dhe djali i dytë, por ai e ka bërë në kohën kur kalamajtë kanë qenë në gjumë. Ka përfituar që të mos kuptojnë fëmijët. Çfarë mund të bëjnë vëllezërit? Ajo është ankuar nja 2 herë, nuk e mohoj, i ka thënë kushëririt tim që nuk shkoj mirë. Ne jemi dhe miqësi e përzier kushëriri im ka për nuse kushërirën e tij.”, tha ai.

Çfarë dini për hisorinë e rrjeteve sociale?

“E di që e ka bërë një denoncim. Nuk kam informacion nëse shteti ka marrë masa. Ka qenë dhe burri i vet kur janë bërë këto gjëra.”, u shpreh Neziri

"Motra nuk pa asnjë ditë të bardhë"/ Vëllai i

Vëllai i 41-vjeçares

Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra pas konflikteve të vazhdueshme me burrin e saj si dhe bullimizit në rrjetin social TikTok, kërkon drejtësi për motrën e tij.

Në një intervistë televizive ai është shprehur se burri i 41-vjeçares e dhunonte vazhdimisht motrën e tij. Ai nuk përjashton as mundësinë që mund ta ketë detyruar burri që të pinte fotoksinë.

Ai tha se do të vazhdojë të jetë një mbështetje për 4 nipat dhe mbesat e tij.

“23 vjet, 23 minuta nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë. Motra ime nuk ka pasur asnjë ditë të bardhë në atë shtëpi. Ka pasur shenja dhune në trup. Jam i bindur se motrën e vrau burri i saj. I lutemi shtetit që të zbardhë ngjarjen. Motrën time nuk e shpnin plumbat dhe jo më të pinte helmin. Dhuna ndaj motrën ka qenë e vazhdueshme, por kishim shpresë se ai do të ndryshonte”, shprehet një nga vëllezërit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.