E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I akuzuar  për  dosje, Blendi Fevziu: Hapeni dosjen time
Lajme

I akuzuar për dosje, Blendi Fevziu: Hapeni dosjen time

CNA.al dy ditë më parë iu drejtua me një letër zyrtare, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke kërkuar hapjen e dosjeve për shtatë persona publikë, pjesë e jetës aktive politike dhe asaj mediatike.

Ilir Metaj, Fari Balliu, Artan Hoxha, Blendi Fevziu, Niko Peleshi, Lindita Nikolla dhe Bledi Çuçi.

CNA.al teston me këtë rast sa i vërtetë është fakti se u ndryshua ligji për hapjen e dosjeve dhe sa akses do të ketë publiku në lidhje me ata njerëz që janë pjesë e aktivitetit publik, politik, mediatik e të tjerë.

Midis emrave të renditur është edhe gazetari, publicisti, Blendi Fevziu.

Fevziu tha se shpreson që Autoriteti i Dosjeve të na japë dosjen e tij, të hapet ajo e në rast se nuk do ta bëjë Autoriteti i Dosjeve pra ndryshimet në ligj nuk kanë rezultuar në një përfundim që është hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit për njerëzit që kanë aktivitet publik, atëherë ai është i gatshëm që t’i japë autorizim për të bërë hapjen e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.