E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja
Lajme

I akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja është futur në izolim në Burgu 313.

Mësohet se Redjan Rraja ka kundërshtuar autoritetet e burgut dhe ka bërë thirrje që të digjej institucioni menjëherë sapo u konstatuan 13 rastet e para me koronavirus. Më herët, në rrjetet sociale është shpërndarë dhe një video ku të burgosurit bënin thirrje të vritej shtetasi italian që kishte rezultuar i pari pozitiv me covid-19, ndërsa të bërtiturat dëgjoheshin në gjithë lagjen ku ndodhet burgu, në Tiranë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Shërbimi i Brendshëm i Policisë së Burgjeve ka nisur hetimet për 4 shteteas: Redjan Rrajën, Besmir Ymerin, Arjan Laçin dhe Kejdi Sadushin pasi kanë thyerr rregullat e brendshme dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, i akuzuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit, ku u plagos ky i fundit, Landi Muharremi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku, ka kaluar nga paraburgimi në dhomat e izolimit dhe nuk do të ketë asnjë kontakt me jashtë, raporton newsbomb.al.

Redjan Rraja dhe disa të dënuar të tjerë kanë qenë nxitësit e trazirave në burgun 313, ndërsa kanë bërë thirrje që të digjej burgu nësë nuk largoheshin nga institucioni të dënuarit që kanë rezualtuar pozitivë me koronavirus.

Edhe të dënuarit e tjerë që kanë iniciuar trazirat në IEVP Jordan Misja (Burgu 313) bashkë me Redjan Rrajën janë izoluar.

Revolta e pak ditëve më parë te 313:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.