E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I akuzuar për mashtrim, Amant Josifi del nga burgu në Dubai
Lajme

I akuzuar për mashtrim, Amant Josifi del nga burgu në Dubai

Mashtruesi që i ka krahët e ngrohta, mamaja ish-gjyqtare dhe partner Olsi Ramën.

Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, i akuzuar për mashtrim miliarda eurosh, pas arrestimit në Dubai është lënë i lirë.

Kështu shkruan gazeta spanjolle ‘El Pais’, fakt të cilin ia ka konfirmuar avokati i Amant Josifit. Mësohet se mashtruesi i 17 mijë shtetasve europianë jeton prej tre vitesh në Dubai duke shijuar paratë e mashtrimit.

“Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike. Arrestimi i tij ka shkaktuar një tërmet në shtetin europian, ku ai ka shërbyer si këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në periudhën 2018-2020.” – shkruan më tej gazeta.

Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, media spanjolle: Amant Josifi lihet i lirë në Dubai! Avokati: Është biznesmen, i kishte marrë me qira - Shqiptarja.com

Në media janë publikuar dhjetra denoncime për aktivitetin kriminal të Josifit, por në atë kohë askush nuk reagonte. U desh ndërhyrja e autoriteve spanjolle, që Josifi të shpallej në kërkim dhe të dilte në pah skema e mashtrimit.

Përveç Xhaçkës që e ka pasur këshilltar, Josifi i kishte krahët e ngrohta nga të gjitha anët.

Babai i tij ka qenë biznesmen i njohur ndërsa mamaja, Pranvera Strakosha është një ish-gjyqtare. Gjithashtu, partneriteti që ai ka pasur me Olsi Ramën, ka bërë që mbrojtja të jetë e drejtpërdrejtë edhe nga kryeministri.

Është e pakuptueshme, se si Spanja nuk ka lëshuar ende një urdhër arresti për Olsi Ramën, pasi edhe ai flitet që është i përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Thënë më shkurt, nëpër korridoret e call-centerave thuhej se ai ishte pronari i vërtetë.

Si Amant Josifi dhe Olsi Rama, e kthyen Tiranën në kryeqytetin e mashtrimit në bursa - YouTube

Kompania e Amant Josifit operonte si call-center për të kamufluar veprimtarinë e saj të vërtetë, teksa operatorët e Josifit joshin shtetasit e huaj për të investuar në këmbim të përfitimeve të mëdha.

”Milton Group” operonte në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Ukrainë dhe në Gjeorgji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.