E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I arrestuar për atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën
Lajme

I arrestuar për atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për të riun nga Fushë-Kruja, Redjan Rraja pas akuzave të rënda të vëna nga prokuroria, si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

SPAK kërkon dënim të përjetshëm për Rrajën nën akuzën se ky i fundit është ekzekutor në atentatin ndaj ish prokurorit, ndërsa ka kërkuar 35 vite burg për Arjol Halilaj si ndihëmës i cili e la larguar këtë të fundit pas ngjarjes.

Pas ngjarjes, Rraja u arrestua teksa tentoi të largohej nga vendi në drejtim të Malit të Zi dhe i pyetur lidhur me atentatin ai mohonte akuzat si organizator.

Një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, përftimi i ADN-së  në provat e tjera në vendin e ngjarjes dhe makinën e autorëve, si rroba, kapele, doreza, të dhënat e siguruara nga zbërthimi i dy telefonave, transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY ECC, janë provat që fundosën Redjan Rrajën, gjatë hetimeve për atentatin e Shkozetit, ku vdiq shoferi Andi Maloku dhe u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoja e Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho (“Rrumi i Shijakut”.

Mbi këto fakte, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm për 5 vepra penale, ndërsa për ndihmësin e tij Arjol Halilaj kërkoi 35 vite heqje lirie.

“Ndryshe sa ka pretenduar Redjan Rraja dhe mbrojtja e tij, se vetëm profilet e ADN-së kanë shërbyer si argument për akuzën, bëjmë me dije se janë përftuar po ashtu gjurmë të tij në rroba, xhup e tuta, kapele e doreza të tij”, tha prokurori i SPAK Adnan Xholi që lexoi pretencën, teksa asistohej nga kolegu i tij Olsi Dado.

Më tej, organi i akuzës tregoi edhe detaje nga hetimet e kryera, ku “ditën e ngjarjes sipas saj, Redjan Rraja është zbardhur përmes valëve telefonike, vendndodhja e tij në vendin e ngjarjes, teksa për 7 minuta ka kryer 886 hapa, lëvizje këto intensive dhe të sforcuara që tregojnë angazhimin e tij në krim si ekzekutor”, vijoi më tej Xholi. 

Sipas Prokurorisë, “bashkëshortja e Redjan Rrajës ka deklaruar se ditën e ngjarjes ky i fundit ndodhej jashtë vendit, ndërsa kjo është përdorur si alibi nga i pandehuri, ndaj familjarëve të tij. Janë evidentuar nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, terma si “bidon”, “benzin”, “autostradë”,  “benz”, “Arjani” etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve”, tha akuza.

Seanca e radhës me konkluzionet e mbrojtjes së Rrajës dhe Halilit do të mbahet më 15 qershor në orën 14:00.

Kujtojmë se atentati ka ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, ku ish prokurori Arjan Ndoja së bashku me dy të tjerë ishte duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës dhe më pas u nisën mbi zonën e mbikalimit të Shkozetit, ku dhe u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.