E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I arrestuari i pestë për vrasjen e Behar Sofisë përlotet në gjyq, ja deklarata e tij
Lajme

I arrestuari i pestë për vrasjen e Behar Sofisë përlotet në gjyq, ja deklarata e tij

Gjykata e Posaçme vendosi dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bujar Lezën, të dyshuarit si bashkëpunëtor të autorit të vrasjes së Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur më 25 shkurt në Tiranë.

Leza gjatë seancës së masës u përlot dhe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me krimin, por SPAK-u duket se ka prova të sigurta, që 45-vjeçari nga Larushka e Krujës, ka siguruar mjete për vrasjen e Sofisë. Prokuroria tha se Leza kishte vjedhur biçikletën dhe siguruar armën e vrasjes.

Mbi 45-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Për pak ditë ai do të fitonte lirinë, pasi i përfundonte dënimi për dhunë në familje që po e vuante në burgun e Fushë-Krujës, ku dhe iu komunikua akuza dy ditë më parë. Në muajin mars të këtij viti, Policia në bashkëpunim me SPAK-un arrestuan 4 persona, duke deklaruar se kishin zbardhur vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

Sipas dosjes hetimore, personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Sofinë, 24-vjeçari Ernejt Shyti, rezulton se të paktën një muaj ka vëzhguar me detaje dhe të gjitha lëvizjet 66-vjeçarit. Ndërsa Skënder Vathi, i cili konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë, e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën.

Policia dhe Prokuroria thonë se logohen të gjithë telefonat që mbanin personat e dyshuar në të njëjtin vend. Ndërkohë që përveç faktit se Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar me automjetin e tyre të dyshuarin Ernejt Shyti që ta njihte viktimën, edhe vetë ata kanë vëzhguar lëvizjet e Sofisë.

Një ditë përpara se Behar Sofia të ekzekutohej, në një kamera sigurie shfaqet organizatori Skënder Vathi, i cili qëndron në një tavolinë larg disa metra nga Behar Sofia, i cili sapo kishte kaluar COVID-19 dhe kishte filluar të lëvizte.

Në dëshminë e siguruar nga gazeta “Panorama”, Ernejt Shyti jep detaje para hetuesve për njerëzit që kishin organizuar krimin dhe e kishin rekrutuar për të kryer vrasjen, madje thekson se Skënder Vathi fillimisht ia kishte kërkuar që krimin ta kryente Xhuliano Visha, por ai nuk kishte pranuar sepse e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë viktimën dhe kishte dyshime se 66- vjeçari Behar Sofia mund ta njihte dhe identifikonte atë dhe mund t’i shmangej e kështu të mos realizohej plani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.