I ARRESTUARI PËR KALIM MALLRASH KONTRABANDË, EMËROHET SHEF TURNI NË DREJTORINË E DOGANAVE
Flobenc Guxho, i arrestuar në vitin 2018 për kalim të mallrave kontrabandë, ende nën gjykim, është emëruar shef turni në sektorin e kontenierëve në sektorin e kontenierëve, Drejtoria e Doganave Durrës.
Lajmin e bën me dije newsbomb.al që mëson se Guxho është emëruar në këtë detyrë muajin që lamë pas.
46-vjeçari është arrestuar më 26 korrik të vitit 2018, bashkë me dy doganierë të tjerë për “Shpërdorim detyrë” në doganën e Kapshticës.
Guxho dhe dy kolegët e tij dyshohet se kanë lejuar kalimin e mallrave, pa ushtruar kontrollin përkatës.
E ndërsa çështja është ende në gjykimi, ai është shpërblyer me një detyrë të rëndësishme siç është ajo e shefit të turnit në sektorin e kontenierëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



