E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I besuari i Ulsi Manjës zgjidhet kreu i KPP-së, Gonxhja merr nënkryetarin
Lajme

I besuari i Ulsi Manjës zgjidhet kreu i KPP-së, Gonxhja merr nënkryetarin

KPP me drejtues të rinj, emërimet ngrenë pikëpyetje për pavarësinë e institucionit

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), institucioni që shqyrton ankimimet për tenderët publikë dhe konsiderohet si “gjykata e tenderimeve” në Shqipëri, ka zgjedhur drejtuesit e rinj të tij.

Sipas informacionit të siguruar, Ismail Shehu është zgjedhur kryetar i KPP-së, ndërsa Donika Daci është zgjedhur nënkryetare e institucionit.

Burime bëjnë me dije se Ismail Shehu konsiderohet si një emër i afërt me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa Donika Daci lidhet me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Në përbërjen e Komisionit bën pjesë edhe Nertil Kanina, i cili raportohet si një emër i afërt me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, si dhe Edvin Simo, i konsideruar si i afërt me  Niko Peleshin.

Këto zhvillime kanë rikthyer në vëmendje debatin mbi pavarësinë e Komisionit të Prokurimit Publik, një institucion kyç që vendos për fatin e qindra milionë eurove tendera publikë dhe që ka rol vendimtar në shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomikë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.